Një 25-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në vendin e quajtur Peladhi, ura e qytetit të Bulqizë. Sipas policisë lokale aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:05.
Automjeti tip “Golf 4” që drejtonte 25-vjeçari J.D ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Policia thotë se drejtuesi i mjetit është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Në automjet udhëtonin dhe dy pasagjerë, familjarë të 25-vjeçarit, të cilët nuk kanë pësuar lëndime. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Diskutime rreth kësaj post