Akademiku Artan Fuga ka dalë kundër ministres së Arsimit Besa Shahini pas vendimit të kësaj të fundit për të rikthyer në auditore në muajin Qershor studentët e viteve të fundit Bachelor dhe Master
Fuga shkruan se asnjë pedagog nuk ka dalë të thotë që studentët duhet të vijnë në mësim pasi masat që do të marrim garantojnë shëndetin e tyre personal.
Postimi i plotë:
“Më gjeni një pedagog ose pedagoge, drejtues universitar, që ka dalë të thotë : Studentët të vijnë në mësim, edhe maturantët, sepse me masat që do të marr unë garantoj shëndetin e tyre dhe të pedagogëve dhe personelit!
Ma gjeni një!
Një kriminel të tillë!
Ma gjeni një pedagog të vetëm, ose pedagoge të vetme, një drejtues universitar që të ketë pasur paturpësinë të deklarojë se zgjedhjet me universitetet e mbyllura, pa studentë, pa kushte fushatash, pa pjesëmarrje studentësh janë në përputhje me ligjin!
Ma gjeni një, vetëm një debil të tillë!
Po e gjetët, me siguri që punon në ujësjellës, ose ka projektuar kampusin gjigand të universitetit që në letra është ngritur kurse në realitet ka shërbyer për të zhvatur studentët!”, shkruan Artan Fuga.
Diskutime rreth kësaj post