Kryedemokrati Lulzim basha ka sulmuar Berishën, Metën dhe Ramën, duke deklaruar se “trekëndëshi i Bermudës” që ka sunduar vendin për 30 vite do të largohet.
“Mund t’i them “Trekndëshit të Bermudës” që u pasuruan për 30 vite në kurriz të shqiptarëve, se do t’i largojmë nga politika shqiptare. Do tua thyejmë një nga një brinjët këtij trekndëshi”, ka deklaruar Basha.
Pjesë nga deklarata
“Të lëmë pas të shkuarën. E kam fjalën për idhullin e të shkuarës. Me besimin në zot do të ercim para pa u ndalur as nga mbeturinat e komunizmit dhe as nga ata të përfshirë në korrupsion. Trekëndëshi i Bermudës e ka marrë 31 vite Shqipërinë. Sot shqiptarët kanë një rrugë përpara. Ajo është PD. PD do të ecë para duke nisur me kuvendin e 18 dhjetorit. I beri thirrje këshillit të mos mblidhet por u mblodh. Bëri sot një shfaqje të turpshme. Të gjithë e dimë shprehjen e veriut “Burri e gjen kohën për me u korit”. PD është vendosur ta lërë ta kaluarën prapa. Të ecim para me të rinj dhe të rejat. Jemi vendosur të ecim si një mision të pandashëm që na kanë besuar shqiptarët. Nuk ka asnjë forcë tjetër veçse PD për të rrëzuar Ramën. PD dhe demokratët tani janë të çliruar. Trekëndëshi i Bermudës hedh të njëjta gënjeshtra ndaj PD-së, njësoj të tre protagonistët e Trekëndëshit e Bermudës. Kjo nuk e ngadalëson fundin e tyre. Të rinjtë shqiptarë nuk mund të presin të zbrazet Shqipëria.”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post