Politoligu Ermal Hasimja ka folur mbi situatën politike në vend. Duke u ndalur tek lëvizja e kryedemokratit Lulzim Basha për të nisur fushatën për zgjedhjet e ardhshme, Hasimja tha se këto pritet të jenë zgjedhjet më të lodhura në Shqipëri.
Ai tha se maxhoranca me dy mandate lufton për një mandat të tretë, ndërkohë që opozita ende nuk arrin të entuziazmojë qytetarët.
“Nuk është çështje administrative por ka të bëjë me vullnetin politik. Sot partitë kryesore janë sisteme klienteliste të organizimit. Këto janë zgjedhjet më të lodhura në Shqipëri. Një parti me dy mandate në pushtet po lufton për të tretin me arrogancë që e merr pushtetin kur ndihet i pasfiduar.
Opozita nuk arrin dot të entuziazmojë qytetarët. Nuk është nga ato përballjet e gjalla por më shumë do i lodhë njerëzit se sa do i japë shpresë”, – tha Hasimja në Abc News.
Diskutime rreth kësaj post