Kryetari i PD-së Lulzim Basha u takua me banorë të Sukthit, të prekur nga tërmeti, të cilët denoncuan autoritetet se i kanë nxitur të hyjnë në pallate të pasigurta, për të cilat akoma nuk ka vlerësim për sigurinë e tyre.
Ai tha se vlerësim dëmesh nuk ka dhe për bonus qeraje shumica thotë se nuk e kanë marrë.
“Më e keqja, më e tmerrshmja është kthimi i tyre në shtëpi. Larg qoftë, po ndodhi një tërmet i fortë, përsëritet Thumana. Ky është krim shtetëror. Ata e humbën jetën prej shtetit, sepse u futën në pallate të dëmtuara, pasi shteti nuk u kujdes për ta. Kam ardhur t’ju them se kjo është situatë kriminale dhe nuk duhet ta pranojmë, dhe nuk duhet ta pranoni as ju më. Kjo neglizhencë ka vetëm një emër, korrupsion. Gjithçka lidhet me korrupsionin, sepse po t’i merrnin paratë e oligarkëve nuk kishin nevojë të prisnin as për donacione, as për konferencë donatorësh. Po të merrnin ato 10 milionë euro në muaj që ua japin oligarkëve, do të kishin sistemuar të gjithë familjet e goditura”, u shpreh Basha nga Sukthi.
Diskutime rreth kësaj post