I ftuar sot në emisionin “Ditë e Re” ishte Tomi Kallanxhi eksperti i IT i cili ka folur për fenomenin Big brother Vip, dhe kush është personazhi më i kërkuar.
Ai tha pa asnjë mëdyshje se në këtë sezon këngëtari Luiz Ejlli është banori më i komentuar dhe më i klikuar nga jashtë.
Eksperti i IT-së ka deklaruar sëfundmi se emri më i kërkuar në Google është emri i Luizit, duke ia kaluar në këtë mënyrë edhe kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha, duke shënuar rekordin me mbi 1 miliardë klikime në muajin e parë të këtij spektakli.
Dhe deri në përfundim, ai tha se këngëtari shkodran ka shumë gjasë të arrijë në 4 miliardë klikime, duke u shndërruar në shqiptarin më të ndjekur.
“Luiz Ejlli ja ka kaluar dhe Rames dhe Berishes me 1 miliard deri ne fund mund ta kaloj edhe 4 miliard”, theksoi Kallangja.
Kujtojmë se Luizi është bërë tashmë kryefjalë e cdo shqiptari dhe nuk ka njeri që nuk flet ose diskuton për të të paktën njëherë gjatë ditës.
Diskutime rreth kësaj post