Deputeti i PD-së në Elbasan Luçiano Boçi u shpreh se një nga problematikat që u has në gjatë votimit më 25 prill në Shqipëri ishte edhe fotografimi i votës nga disa persona në zona të ndryshme të vendit dhe ndaj tyre u morën masat përkatëse nga ana e autoriteteve.
Ai bëri publike një foto ku një person kishte votuar për Partinë Socialiste duke i bashkangjitur fletës së votimit edhe kartën e ID me qëllim për ta bërë të besueshme.
“Ka ekzistuar fotografimi i votës. Në çdo qendër votimi lihej një person i cili merrte kartën e identitetit të personit që vinte në qendrën e votimit. Është filmuar një moment dhe është transmetuar edhe në Tv. Pra ky person shantazhohej sapo hynte në qendrën e votimit dhe më pas ishte i detyruar që të mbante fjalën e dhënë sepse ai po regjistrohej diku”, – tha Boçi në emisionin “Pa Maska”.
Diskutime rreth kësaj post