Analisti Fatos Lubonja ka komentuar tërheqjen e PS-së nga shkarkimi i Metës. Sipas Lubonjës, Rama e ka lënë të godasë Metën pak nga pak ose në një kohë tjetër.
“Padyshim është lëvizje politike siç është shkarkimi. Mendon të hajë pak nga pak, jo gjithçka menjëherë. E ka lënë Metën për ta ngrënë në një kohë tjetër. E ke parasysh Poseidoni, i kishte në shpellë Uliksin me shokë, dhe i tha që ty do të të ha të fundit.
Pra kjo është logjika e diktatorëve. Por mbetet problemi jonë i ndërkombëtarëve ende kur ne nuk zgjidhim dot problemet. Pra, kur thashë që do të hajë pak nga pak, kisha parasysh edhe ndryshimet kushtetuese. Pra janë prishur disa ekuilibra”, tha ai për News24.
Diskutime rreth kësaj post