Fatos Lubonja publicisti dhe shkrimtari i mirënjohur nuk i kurseu kritikat për mbledhjen e 8-të të përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe asaj së Shqipërisë. Në emisionin “Open”, Lubonja tha se ky takim mes qeverive është një aksion i kryeministrit Edi Rama për të rehabilituar veten në Kosovë, nëpërmjet këtij shou.
“Unë gjykoj që ky ishte një aksion i Ramës ndaj të gjithë atyre humoreve për të rehabilituar pak veten në Kosovë nëpërmjet këtij shou dhe kësaj gjuhe patriotike.
Sa u përket marrëveshjeve, premtimet e këtyre nuk besohen. Ky humor shpreh një qëndrim politik… S’ka problem më të mprehtë sot se projekti Open Balkan që ka lançuar Rama.
Kjo teoria e qenve që lehin dhe karvanit të Ramës që shkon përpara mirë ka ecur. Ky Albin Kurti që ka Vetëvendosjen këtu i di apo nuk i di problemet e Shqipërisë.
Ne kemi 30 vite që nuk kemi bërë dot hekurudhën të shkojmë në Durrës. Ky Albini i di këto apo jo?
Lidhur me portin ka një debat të madh sepse kemi të bëjmë me dy vizione për botën.
Albini është nacionalist, Rama neoliberal… Pse duhet Porti i Durrësit? Ua japim arabëve të bëjnë kulla, shqiptarët të punojnë kamerierë në qytetin global që do të ndërtojë Rama në Durrës.
Tani ky Albini që është në Kosovë a bën hesape apo jo? Në këtë Shqipëri që është copë-copë. Kur do të bëhen këto, kur do bëhet ky Porti që na e shet… Ky është problemi për mua. Ata kanë dy vite nuk kanë bërë abetaren akoma.
Si gjithmonë prekin ca tela ndjeshmërie nacionaliste. Kosova duhet të ruante gegërishten dhe Shqipëria gjuhën e saj, ruhen kulturat, por kjo është gjë tjetër.
Pra lidhur me këtë zhgënjimi është Kurti sepse Rama dihet, të bëhet pjesë e kësaj shfaqjeje në rol figuranti, Kurti vetëm në mbrojtje” – tha Lubonja.
Diskutime rreth kësaj post