• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Luan Rama kujton Çlirimin e Skraparit: Askush nuk u kujtua të thotë një fjalë nderimi

5 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
67
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Luan Rama, ish-zëvendës kryetar i LSI ka kujtuar sot Çlirimin e Skraparit teksa nuk mundon një kritikë për harrimin nga autoritetet shtetërore.

Ai shkruan në një postim në “Facebook”, se historia e trevës së Skraparit me identitet të spikatur dhe me kontribute përcaktuese për fatet e lirisë së vendit, na dëshmon një popull qëndrestar në heroizmin e vet dhe të bashkuar sa herë i është dashur të përcaktojë fatet e të ardhmes së tij.

Sipas tij, harrimi nga autoritetet është shenjë e rivrasjes, por edhe dëshmi e hipokrizisë së një klase politike që nuk e lidh më asgjë me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Postimi i plotë:

“Në 5 shtatorin e çlirimit:
PËRJETË NDERIM DHE MIRËNJOHJE PARTIZANËVE DHE POPULLIT ANTIFASHIST TË SKRAPARIT. Nuk është e rastit që populli atdhedashës i Skraparit qe ndër pararendësit e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, duke u bërë edhe zona e parë e çliruar në të gjithë Shqipërinë.Historia e kësaj treve me identitet të spikatur dhe me kontribute përcaktuese për fatet e lirisë së vendit, na dëshmon një popull qëndrestar në heroizmin e vet dhe të bashkuar sa herë i është dashur të përcaktojë fatet e të ardhmes së tij.

I lidhur me dashurinë e shpirtit me tokën dhe lirinë, heroizmi i popullit të Skraparit shkëlqeu më shumë se asnjëherë tjetër më parë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Populli dhe partizanët e Skraparit me luftën, gjakun dhe sakrificat e panumërta, i bënë nder Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar.

Ata u bënë simbol heroizmi, u bënë simbol krenarie dhe përkushtimi atdhetar, dhe të tillë janë e do të mbeten përjetësisht në panteonin e lavdisë së historisë sonë kombëtare, pavarësisht faktit që sot në 5 shtatorin e çlirimit të Skraparit, askush prej autoriteteve shtetërore të Shqipërisë antifashiste, nuk u kujtua të thotë një fjalë nderimi për atë popull, për atë trevë të larë në gjak e mbuluar me lavdi partizane. Harrimi është shenjë e rivrasjes, por edhe dëshmi e hipokrizisë së një klase politike që nuk e lidh më asgjë me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Populli i Skraparit është krenar për historinë e vet. Populli shqiptar është krenar për Skraparin dhe luftën partizane të popullit të Skraparit. Ndaj sot në 5 shtatorin e çlirimit, përjetë nderim dhe mirënjohje partizanëve dhe popullit antifashist dhe liridashës të Skraparit!”-shkruan Rama.

Paraardhëse

Atentati ndaj ish-kreut të PS, reagon Nard Ndoka: E kam pasur një jetë si kundërshtar politik, por kurrë armik

Pasardhëse

Çlirimi i Skraparit, Ardit Çela: Gjyshi im, vëllezërit e tij, dhe qindra të tjerë patriotë luftuan për një Shqipëri më të mirë (FOTO)

Pasardhëse

Çlirimi i Skraparit, Ardit Çela: Gjyshi im, vëllezërit e tij, dhe qindra të tjerë patriotë luftuan për një Shqipëri më të mirë (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

Nga lajme6
27 September, 2026
0

🇦🇹⚽🇽🇰 AUSTRI – KOSOVË Një përballje interesante po afron! Austria dhe Kosova do të matin forcat në një ndeshje ku...

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026

LAJMI I FUNDIT: Një tërmet i fuqishem tronditi vendin

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.