Pas shkarkimit të Presidentit Ilir Meta nga Kuvendi, ka ardhur reagimi i fortë nga LSI, përmes ish-deputetit Endrit Braimllari.
Ish-deputeti ka publikuar në rrjetet sociale një statusi, përmes së cilit thotë se parlamenti monist dhe ilegjitim ka vetëm një qëllim të heqë vëmendje nga masakra zgjedhore e 25 prillit. Për këtë thotë Braimallari, Parlamenti është i gatshëm të përdori çdo dallkauk për t’u bërë noter i çmendurisë së Edi Ramës.
“Parlamenti monist dhe ilegjitim ka vetem nje qellim te heqi vemendjen nga masakra zgjedhore e 25 prillit dhe per kete eshte i gatshem te perdori çdo dallkauk per tu bere noter i cmendurise se Edi Rames.
Banditet qe vodhen dhe shkaterruan zgjedhjet sot bejne moral. Ato kane vetem nje shqetesim sesi te shmangin vemendje nga tjetersimi i vullnetit te qytetareve me 25 prill.”, shkruan Braimllari.
Diskutime rreth kësaj post