Nën-kryetari i LSI-së Petrit Vasili ka krahasuar dy deklarata e ministres Manastirliu duke e akuzuar se gënjen për testet serologjike.
Postimi i plotë:
“Po pse gënjen Ministrja e Shëndetësisë xhanëm? Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu më 29 qershor ne Emisionin OPEN te gazetares Eni Vasili deklaroi: “Kemi filluar testimin e serologjisë për mjekët. Janë bërë më shumë se 8 mijë analiza serologjike”.
Sot me 8 korrik, vete Ministria e Shëndetësisë, pas nëntë ditësh, deklaron se janë bere vetëm 4010 testime serologjike, ose gjysma e asaj, qe tha Ministrja ne 29 qershor.
COVID-19 – Statistika (8 Korrik 2020) TESTIME TOTALE 30647 – TESTIME MOLEKULARE 26637 – TESTIME SEROLOGJIKE 4010
Pse genjen Ministrja Manastirliu? Ja kerkon Rama? E genjejne vartesit? Apo kaosi mbreteron dhe rendesi ka te shprazen shifra si te vijne, boll te genjehen njerezit dhe te shtyhet edhe nje dite propagande. Video e meposhtme provon gjithshka”, shkruan Vasili.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post