Deputeti Lefter Maliqi u shpreh se në rang vendi LSI do të marrë mbi 20 mandate. Duke u shprehur i bindur se Aleanca për Ndryshimin dhe LSI do të fitojnë zgjedhjet, deputeti u ndal edhe në qeverisjen e pas 25 prillit. Maliqi tha se Basha duhet të mbajë premtimet, pasi në të kundërt do të ketë probleme në qeverisje.
“Të jeni të bindur se do të kalojë mbi 20 mandate në shkallë vendi pasi unë e shikoj frymën. LSI ka dalë e vetëm për të maksimalizuar votën e majtë. Nuk ka asnjë lloj shansi, pasi rrotacioni politik do të ndodhë. Basha të mbaj premtimet që ka dhënë dhe në rast të kundërt, brenda qeverisë do të ketë probleme. Kryemadhi dhe Basha do të jenë bashkë në qeveri dhe në bazë të rezultateve do të bëhet edhe ndarja në bazë të programeve si do të qeveriset vendi”, tha Maliqi për Report TV.
Diskutime rreth kësaj post