Konflikti i ndodhur ditën e sotme tek “Petro Nini” i ka kushtuar vendin e punës Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Tiranës, Kastriot Skënderaj, shkruan Albeu.com
Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili shkruan në “Twitter” se, sipas tij, nuk mjafton që policia të jetë ligjërisht në rregull, por duhet të jetë edhe “me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut”.
“Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës është reagimi i duhur. Nuk mjafton që Policia të jetë ligjërisht në rregull. Prej saj kërkohet më shumë.
Ajo duhet të jetë dhe me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut. Jo si sot, tek rruga e shkollës “Petro Nini”!, ka shkruar Lleshaj.
Kastriot Skënderaj, i cili mbante këtë post që prej shkurtit të vitit 2008, është zëvendësuar nga Dhimitraq Ziu, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit. Nga ana tjetër zëvendës drejtor i policisë së Tiranës është komanduar Elton Alushi. /albeu
Diskutime rreth kësaj post