Në Komisionin e Ligjeve pas miratimit në parim të premten të paketës me ndryshime Kushtetuese të propozuar nga opozita e re, diskutimi ka vijuar nen për nen.
Por duket se diçka ka sjellë ndryshimin dhe tërheqjen e maxhorancës. Deputetja Klotilda Ferhati tha se listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore bien ndesh me njëri-tjetrin si kërkesa.
“Nuk shkruajmë një Kushtetutë sa do të jetë pragu dhe as që do të ndalohen koalicionet. Listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore nuk shkojnë bashkë”, – tha ajo.
Po ashtu edhe deputeti Myslim Murrizi ka bërë thirrje që askush të mos privohet nga marrja e mandatit.
“Listat e hapura dhe heqja e koalicioneve nuk shkojnë bashkë”. Murrizi ka propozuar prag normal për 12 qarqet e Republikës së Shqipërisë.
Diskutime rreth kësaj post