Nënkryetari I Listës Serbe Igor Simiq ka thënë se Albin Kurti po i ikën dialogut Beograd-Prishtinë dhe se në Prishtinë nuk ka gatishmëri për gjetjen e një zgjidhje dhe kompromisi e cila do të ishte në interes edhe të shqiptarëve edhe të serbëve.
Simiqi në një deklaratë për Tanjug ka thënë se paralajmërimet e Kurtit se në Bruksel po shkon për të folur për të ardhmen, e jo për të kaluarën e dialogut, nuk janë ndonjë risi për serbët në Kosovë.
Në mesin e muajit qershor pritet të rinis dialogu mes Kosovës e Serbisë.
Një ditë më parë kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se nuk do të ketë asociacion njëetnik, gjë që ka nxitur reagimin e Serbisë.
Diskutime rreth kësaj post