Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për shtyp. Ajo ka dënuar lirimin nga burgu të të dënuarit me burgim të përjetshëm Endrit Dokle. Ajo tha se ky ka qenë vendim i gjyqtares Enkeleda Hoxha, duke e cilësuar një këmbanë alarmi për drejtësinë.
Etilda Gjonaj tha:
“Këmbanë alarmi për gjendjen ku ndodhet drejtësia. Ndjehem e keqardhur për këtë vendim. Kërkoj verifikim të menjëhereshëm. Sjell në kujtesë kërksën për lirimin e Genc Tafilin. E njëjta gjyqtare, e njëjta sjellje me ligjin. Kërkova hetimin e Enkelejda Hoxhës por u përballa me heshtje. Kërkojmë hetim administativ për të zbardhur të gjitha shkeljet dhe anomalitë për këtë lirim. Është pezulluar nga detyra Dr. i Shërbimit të Provës në Krujë. Ndërkohë kërkoj që Kuvendi të miratojë paketën anti-KÇK për masat ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që shkelin ligjin. Ata duhet të përgjigjen penalisht për vendimet e tyre”.
Diskutime rreth kësaj post