• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Linda Rama tregon debatet me kryeministrin dhe i nxjerr “sekretin”

18 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
169
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mbrëmjen e sotme gjatë një interviste televizive Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, ka folur më shumë për jetën e saj private, ku përmnendi edhe debatet që bëjnë me kryeministrin. Ajo u shpreh se bashkëshorti i saj nuk është një debatues i lehtë, por e njëjta gjë vlen edhe për veten e saj.

Ajo ka treguar edhe një “sekret” të kryeministrit, pasi tha se edhe pse nuk duket, Rama reflekton. Përsa i përket shprehjes së kryeministrit se Linda është “opozita e tij e pamëshirshme”, ajo tha se është vërtetë një opozitë e vështirë, ndaj edhe kryeministri nuk fiton gjithmonë me atë.

Deklarata e Lindës:

“Edi nuk është një debatues i lehtë, është shumë i vështirë. Ai e ka të lindur edhe pasionin për debatin dhe këmbënguljen për t’i qëndruar bindjeve të tij. Kjo pjesa e ruajtjes së etikës, është shumë e rëndësishme në debatet tona. Fraza “po përpiqesh të dalë e jotja” nuk vlen te ne. Edhe unë jam shumë këmbëngulëse. Unë rezistoj në emër të argumenteve të mia dhe nuk heq dorë kollaj nga një qëndrim i imi.

Edi ka shumë informacion, por mua më mungon kjo. Ai vjen me një armë shtesë dhe unë e kam shumë të vështirë. Edi duket sikur nuk reflekton, dhe unë jam mësuar që mos ta pres menjëherë reflektimin. Reflektimin e tij mund ta shohësh të nesërmen, pas një jave apo pas një muaji, por ai reflekton. Unë jam një opozitë jo e bezdisshme, por e vështirë. Nuk jam e pamëshirshme siç e ka thënë Edi. Ai nuk fiton gjithmonë me mua”, tha Linda Rama.

Paraardhëse

Bashkëshortja e Ramës del me mesazhin e fuqishëm për gratë në politikë: Mos të kenë ego dhe të mendojnë se janë më të mirat

Pasardhëse

Vjosa Osmani udhëton drejt Turqisë dhe takon Erdoganin, ja për çfarë folën

Pasardhëse

Vjosa Osmani udhëton drejt Turqisë dhe takon Erdoganin, ja për çfarë folën

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.