• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Liderët e G7-s do të vendosin kufi mbi çmimin e naftës ruse, zyrtari amerikan: Synohen drejtpërdrejt të ardhurat e Putinit

27 June, 2022
në Botë, Kryesore
0
35
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Udhëheqësit e vendeve të G7-s, të cilët u takuan për të dytën ditë radhazi, më 27 qershor në samitin që po mbahet në Gjermani, pritet të bien dakord për vendosjen e një kufiri të çmimit të naftës ruse për të limituar të ardhurat e Moskës nga shitja e hidrokarbureve, si elementi kryesor i sanksioneve të reja ndaj Rusisë për pushtimin e saj të paprovokuar të Ukrainës.

Disa media ndërkombëtare cituan zyrtarët amerikanë më 27 qershor të cilët dhanë detaje se si do të funksiononte kufiri i çmimeve që po përcaktohet gjatë samitit, i cili përfundon më 28 qershor.

“Objektivat e dyfishtë të liderëve të G7-s janë synimi i drejtpërdrejtë i të ardhurave të [presidentit rus Vladimir] Putin, veçanërisht ato të gjeneruara përmes energjisë, por gjithashtu të minimizojnë pasojat dhe ndikimin në ekonomitë e G7 dhe pjesën tjetër të botës,” tha një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters.

Grupi i vendeve të pasura perëndimore ka kërkuar të rrisë presionin ndaj Moskës, ndërsa përpiqet të minimizojë çdo dëm që mund t’i vijë ekonomive të tyre. Çmimet e naftës janë rritur që kur Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës më 24 shkurt pasi sanksionet kufizojnë eksportet ruse të lëndëve të para.

Shumë vende perëndimore dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur tashmë disa paketa sanksionesh gjithëpërfshirëse kundër Moskës për të izoluar presidentin Vladimir Putin dhe për të gjymtuar ekonominë e Rusisë në përpjekje për të detyruar Kremlinin që t’i japë fund luftës.

Shtëpia e Bardhë tha se liderët në samit do të bëjnë gjithashtu një “angazhim të paprecedentë dhe afatgjatë të sigurisë për t’i ofruar Ukrainës mbështetje financiare, humanitare, ushtarake dhe diplomatike për aq kohë sa nevojitet”, duke përfshirë dhënien në kohë të armëve të avancuara./REL

Paraardhëse

Rama: Ne shqiptarët mendojmë se jemi më të vjetrit, grekët mendojnë se majmunët erdhën pas tyre

Pasardhëse

Programi Botëror i Ushqimit paralajmëron se bota nuk mund të përballojë kriza të tjera urie

Pasardhëse

Programi Botëror i Ushqimit paralajmëron se bota nuk mund të përballojë kriza të tjera urie

Diskutime rreth kësaj post



Kryesore

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

Nga lajme
27 May, 2026
0

Urime festa e Kurban Bajramit! Gëzuar këtë festë të shenjtë dhe për shumë vite me paqe, shëndet e begati! Urojmë...

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.