PD dhe LSI kundërshtuan votimin e dekretit të presidentit Ilir Meta për ligjin e Teatrit, i cili një ditë më parë u miratua nga socialistët në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.
Përmes një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, drejtuesit e dy grupimeve opozitare, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, theksojnë se miratimi i ligjit është antikushtetues.
“Miratimi i Ligjit për Teatrin është antikushtetues. Dekreti i presidentit rrëzon ligjin në tërësi. Votimi i djeshëm është atentat kushtetues.
Maxhoranca juaj ka dhunuar kushtetutën. Kuvendi duhet të votojë vetëm pro dekretit të presidentit. Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit, mbroni ligjin”, thuhet në letrën dy faqëshe drejtuar Ruçit
Foto:
Diskutime rreth kësaj post