• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Lefter Maliqi zbulon kush e detyroi PS të tërhiqet nga ndryshimet Kushtetuese dhe ka një paralajmërim

1 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar me tone të ashpra pas shtyrës së Kuvendit ditën e sotme, ku ishte premtuar se do të kalonin ndryshimet Kushtetuese me apo pa dakordësinë e opozitës.

Maliqi paralajmëron se Rilindja do të shkrihet si akullore. Sipas tij, ishte presioni i ndërkombëtarëve që i bëri të tërhiqen socialistët nga ndryshimet në Kodin Zgjedhore.

Jo vetëm kaq, por Maliqi shkruan se PS i ka hyrë frika në palcë nga koalicioni PD-LSI.

Postimi i plotë:

“Rilindja do shkrihet si akullore, kaushi do i ngelet Ramziut. Pas presionit të fortë të partnerëve tanë ndërkombëtarë, Ramziu u tërhoq nga kalimi i ndryshimeve kushtetuese, që kishte kërcënuar se do ti kalonte në seancën e sotme plenare, edhe pa dakordësinë e Opozitës së Bashkuar dhe asaj parlamentare.

Por, dje, ‘transportuesi’ Damian Gjiknuri, paralajmëroi se konsensusi është i pamundur kur vjen puna te koalicionet parazgjedhore.

Pse qenka i pamundur o Gjiknur, mos jeni gjë zotër të gjithçkaje e meqë keni votat, bëni çfarë të doni?!

Megjithëse të kuptoj, sepse çdo gjë e ndershme dhe e drejtë, për ju është e pamundur.

Ju ka hyrë frika në palcë nga fitorja spektakolare e koalicionit të madh PD-LSI.

Mirë nga koalicioni paskan frikë, po listat e hapura pse nuk i do Ramziu, pse luan në mënyrë mafioze edhe aty?

I ka dëgjuar Ramziu mesazhet e përditshme të ambasadorëve në Tiranë, zyrtarëve në Bruksel etj, kur japin ultimatumin që mos të preket marrëveshja e 5 Qershorit?

Dje, e përsëriti edhe ambasadori britanik në Tiranë, në të njëjtën linjë me kolegët Kim, Soreca etj…

Ramzi, nuk ke zgjidhje tjetër, përveçse të heqësh dorë nga manovrat e ndyra që të karakterizojnë, ti japësh fund mbledhjeve të dështuara të Këshillit Politik, dhe ti thuash ‘transportuesit’ që drafti i Opozitës së Bashkuar është e vetmja alternativë e ndershme dhe në shërbim të votuesit shqiptar.

Lexoje mirë letrën që të mbërriti sot nga Opozita e Bashkuar, është në të njëjtën linjë me Brukselin, që nëse shkelet marrëveshja e 5 Qershorit, rrezikohen negociatat o Ramzi.

Megjithëse ty kjo fjalë të ka ardhur në majë të hundës, se i ke hapur në Shqipëri, sa herë ti kanë mbyllur në Bruksel.

Prano ekspertizën e OSBE/ODIHR Ramzi, sepse sido që të shkojë, je i marrë fund.

O i Pashpresë, që ke filluar edhe presionin e kapjes së votave, me metoda mafioze, duke nisur edhe me zhvendosjen e listave të zgjedhësve nga zonat e tyre; po e shtrydh ushtarin tënd Lleshaj, deri në pikën e fundit.

Çfarëdo manovre të bësh ti o Ramzi dhe ushtarët e tu, për interesa të pushtetit tënd personal, që ka 7 vite e gjysmë i lidhur me krimin e korrupsionin, humbjen e ke të garantuar.

Dije mirë se Rilindja jote do shkrihet si akullore, sigurisht që kaushi do të të mbetet ty.

P.S Dhe mjaft postove tabela me shifra e statistika të vizatuara nga ushtarët e tu, për të treguar se sa mirë qeveris, se nuk ka më shqiptar që e beson këtë, i je neveritur deri në palcë.” – shkruan Maliqi.

Rilindja do shkrihet si akullore, kaushi do i ngelet Ramziut!

Pas presionit të fortë të partnerëve tanë ndërkombëtarë,…

Posted by Lefter Maliqi on Thursday, October 1, 2020

Paraardhëse

Rritja e çmimeve të banesave, ja 3 zonat më të kërkuara në Tiranë, ku duan të blejnë shqiptarët

Pasardhëse

Basha i përgjigjet Ramës dhe lëshon alarmin: E vendosin qytetarët nëse do ta japin mandatin e tretë

Pasardhëse

Basha i përgjigjet Ramës dhe lëshon alarmin: E vendosin qytetarët nëse do ta japin mandatin e tretë

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.