Kur mendon se di gjithçka për një artist që nunmëron mbi 1.4 milionë ndjekës në Instagram, dhjetëra milionë shikime në Youtube dhe pafund fanse që shikojnë me detaje cdo foto që publikon, pra po flasim për Ledri Vulën, të duket e cuditshme që po e mëson vetëm tani se ka gjasa që të vuajë nga një sëmundje që supozohet të jetë lehtësisht e dallueshme(por po ashtu ai arriti që lidhjen e tij ta mbajë të fshehur për më shumë se 1 vit, kështu që dhe e kuptoj disi).
Bëhet fjalë për sëmundjen e lëkurës së quajtur Vitiligo dhe që si simptomë kryesore të saj ka njollat apo shenjat e bardha në të gjithë, apo disa pjesë të trupit. Siç janë këto shenja që janë vënë re në fotot e Ledrit, nga “Gazeta Metro”.
Pak informacione në lidhje me Vitiligo-n, është një sëmundje që shkakton humbjen e ngjyrës së lëkurës, nga përparimi i njollave të bardha. Shkaktohet pikërisht nga mos funksionimi i qelizave që prodhojnë melaninën. Prek njerëzit me të gjitha ngjyrat e lëkurës, nuk është ngjitëse dhe as sëmundje e rëndë, pra kërcënuese për jetën. Në varësi të llojit të saj, mund të prekë të gjithë trupin apo pjesë të ndryshme të tij, më shpesh skalpin e kokës, pjesën e syve, zonën e mjekrës, duart etj. Pikërisht për shkak të ngjashmërisë që njollat e Vitiligos kanë me njollat e vogla të bardha që ka dhe Ledri në duar në foton e mësipërme dhe në këto pozat e tjera(që po i shohim me detaje tani për herë të parë).
Ndoshta ai vuan nga kjo gjendje. Megjithatë, ekzison dhe një lloj myku (tani po nxjerr në pah shkollën e mjekësisë që kam mbaruar), i cili mund të shfaqet pak a shumë me të njejtat simptoma, pra me njolla të bardha dhe që mund të bëhet e dukshme pas moshës 30-vjecare, në varësi të lëkurës, i kurueshëm me antibiotikë. Nuk mund të flasim me siguri në këtë rast, pasi Ledri vetë nuk ka thënë asnjë gjë në lidhje me këtë, por që sigurisht të pasurit Vitiligo nuk e bën Ledrin më pak Ledri!
Meqë ra fjala, një personazh i famshëm që vuan nga kjo sëmundje dhe që nuk e ka ndaluar aspak të ketë një super karrierë në modeling deri tani, është Winnie Harlow, mund ta keni parë vërdallë.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post