Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka lëshuar akuza të tjera në drejtim të kryeministrit, Edi Rama, duke u shprehur se nuk shqetësohet për shpopullimin e Shqipërisë.
Në rrjetet sociale, Basha shtron pyetjen: A është shqetësuar Edi Rama për shpopullimin që po pëson Shqipëria?
Sipas tij përgjigja është Jo.
Në videon që publikon Basha më tej argumentohet se “Largimi masiv i shqiptarëve gjatë qeverisjes së tij nuk e shqetëson Ramën, madje ai i konsideron shqiptarët të zëvendësueshëm me popuj të tjerë”.
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama teksa zhvilloi takim me një biznes fasonerie në Shkodër tha se të huajt e bëjnë punën më mirë se shqiptarët, duke rekomanduar që të merren edhe punëtorë nga Bangladeshi apo Pakistani.
Diskutime rreth kësaj post