Sekretari organizativ në PS, Arben Pëllumbi ka deklarauar ditën e sotme se fushata dhe mbledhjet do të mbahen online dhe do të zhvillohen vetëm takime të ngushta me pak njerëz duke respektuar masat anti-covid.
Pëllumbi ka folur gjithashtu edhe për largimin e Ditmir Bushatit nga Ministër i Jashtëm dhe më pasi si drejtues politik i PS në qarkun Shkodër. Për Arben Pëllumbin largimi i tij ndodhi pasi në qarkun e Shkodrës socialistët nuk kishin më të njëjtin bashkëpunim dhe jo për shkak të kritikave të tij ndaj qeverisë. Madje Pëllumbi shtoi duke bërë një deklaratë të fortë se Bushati filloi kritikat e tij ndaj qeverisë vetëm kur u hoq nga Ministër i Jashtëm.
“Në Shkodër patëm disa situata politike të partisë e cila nuk kishte me kohezionin e nevojshëm dhe u pa e nevojshme të vinte një drejtues tjetër politik. Ashtu si dhe sot është vendosur dikush tjetër. PS ka një frymë që nuk i ka problem kritikat, debatet apo mendimin ndryshe dhe PS nuk largon askënd. Zoti Bushati ka ikur nga ministër me vendim të Kryeministrit dhe kjo është në dorë të Ramës. Ai u hoq nga ministër dhe pastaj foli”, tha Pëllumbi për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post