Nje ndjekje si ne filma eshte regjistruar mbremjen e sotme ne qytetin e Shkodres.
Nje person ka rene ne prangat e policise ne Shkoder.
Mesohet se ai tentoi qe t’i largohej postobllokut te policise ne unazen lindore. Pasi ka shmangur forcat Shqiponja eshte perplasur me furgonin e tyre.
Danjel Bunaj nga Laçi 22 vjeç ka qene pa patente dhe pa siguracion ndaj edhe nuk i eshte ndalur postobllokut te policise. I riu me perpara ka qene i denuar per mungese patente dhe per plagosje me thike.
22-vjeçari i ka bere “cirk” policise duke rritur qe t’i ike qe nga vendi i quajtur Truma tek Dugajt e Reja, pastaj ne Xhabiej, nga aty eshte futur ne unaze. Ne Xhabiej duke u futur ne unazen lindore ka perplasur nje mjet te forcave Shqiponja dhe pak metra me tutje rreth 150 metra ka humbur kontrollin duke tentuar te futet ne nje rrugice me shpejtesi. Aty policia e ka arrestuar.
Ne pjesen e perparme mjeti i Danjel Bunaj nuk e ka targen ndersa e ka te vendosur vetem ne pjesen mbrapa te mjetit. Mbi te do rendoje akuza “kundershtim i forcave te policise” por edhe drejtim i mjetit pa patente.
Momentalisht i riu po merret ne pyetje, ndersa mjeti i policise ka pesuar deme te vogla.
Diskutime rreth kësaj post