Analisti Andi Bushati i ftuar në studion e lajmeve në rubrikën “Opinion” në News24 ka komentuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Bushati është shprehur se Rilindasit nuk e shesin njëri-tjetrin, ndërsa shtoi se Xhafaj ashtu si paraardhësi i tij Saimir Tahiri, i futi një kunjë kryeministrit Edi Rama dhe i dha një mesazh të koduar.
Më tej Bushati ka thënë, se mediat pranë qeverisë, janë munduar të mbështesin versionin, se largimi i Xhafajt erdhi pasi ra poshtë makinacioni i Prokurorisë, në lidhje me Alizotin.
“Ka një tendencë ditët e fundit për të thënë se Xhafaj i futi një kunjë Ramës dhe dha një mesazh të koduar. Po të kthehemi mbrapa të njëjtën gjë bëri edhe Tahiri. Por Rilindasit nuk e shesin njëri-tjetrin. Unë mendoj se para se të merremi me mesazhet e koduara të merremi me mesazhet publike. Kush është mesazhi publik i gjithë kësaj që ndodhi? Mesazhi është se po largohet ministri i dytë i brendshëm pa dhënë asnjë shpjegim.
Nga ana tjetër merrni mesazhin e Ramës për largimin e Xhafajt. Ishte një mesazh i thatë. Dëshmitarët kanë treguar se vendimi për dorëheqjen është marrë në minutat e fundit dhe shkaku nuk dihet ende. Mediat pranë qeverisë janë përpjekur të mbështesin versionin se Xhafa e ka garantuar kryeministrin pas daljes së Babales, se nuk eshte asgjë. Pas kësaj Rama i dha besim, tha dhe atë të famshmen që kam laboratorin. Një laborator ndërkombëtar nuk e përforcoi dëshminë e Ramës. Edhe makinacioni me Alizotin nga Prokuroria e detyroi Ramën ta heqi Xhafën.
Rama nuk kishte asnjë arsye për të mbajtur Xhafajn, pasi krimi po forcohet shumë. Ajo që dimë ne është se arsyeja e vërtetë e largimit të Xhafajt mbetet mister për publikun”– tha Bushati.
Diskutime rreth kësaj post