Koronavirusi vazhdon të mbetet një kërcënim ilartë, numri i personave të infektuar dhe i viktimava vazhdon në rritje. Rusia fillimisht nuk kishte shumë të infektuar me koronavirus, ndërsa tashmë numri i personave me Covid-19 ka arritur rekord.
Shteti rus ka raportuar kohët e fundit 8 726 raste të reja me koronavirus, shkruan “Reuters”.Kështu, numri total i të infektuarve me virus ka shkuar në 449 834 njerëz.
Zyrtarët thanë se 144 njerëz kishin vdekur në 24 orët e fundit, duke e cuar numrin e viktimave në total nga Covid-19, në 5528 individë.
Diskutime rreth kësaj post