Një tjetër kandidat i LSI nuk i është bindur urdhrit të Monika Kryemadhit për të djegur mandatet e deputetit.
Ish-këshilltari i Ilir Metës kur ishte ministër i Jashtëm, ka dorëzuar sot në KQZ, formularin e dekriminalizimit dhe për rrjedhojë kërkon të marrë mandatin e deputetit.
Ralf Gjoni ka qenë në zgjedhjet e fundit, i 11-të në listën e LSI-së në Qarkun e Tiranës.
Aktualisht nga LSI kanë marrë mandatin 4 kandidatë, të cilët u betuan në Parlament.
Ndërkohë mandatin e deputetin nga radhët e LSI nuk e ka dorëzuar as Lefter Koka.
Diskutime rreth kësaj post