Duke folur për largimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike, avokati i njohur Ylli Manjani është shprehur se Sali Berisha nuk ka nga çfarë të tërhiqet pasi nuk ka asnjë post drejtues.
Postimi i Manjanit
“Do tërhiqet Berisha” që të rrijë rehat PD zyrtare- është teoria tjetër me të cilën duan të vënë në gjumë debatin brenda PD.
Çështja është se nga çfarë do tërhiqet Berisha?! Berisha nuk ka asnjë post drejtues nga i cili të tërhiqet. Atëhere nga çfarë?!
Konstatimi i Tij është i qartë dhe definitiv: Lulzim Basha nuk fiton më zgjedhje. Nga se të tërhiqet nga ky konstatim?! Po ky është fakt i gjithpranuar.
Ky fakt është i ulur aty, këmbëkryq, mu në PD zyrtare. Kjo e fundit sa të këtë Lulin aty NUK FITON. Halli ishte të provohej e kundërta, po për të lexuar këtë realitet, pra që Luli nuk fiton, ska nevojë më për shumë mend.
Natyrisht konstatimi, tashmë i bërë publik edhe nga Berisha, është fatalisht provë që e bëri krejt të lexueshëm paaftësinë dhe ndoshta edhe ligësinë e Lulit.
Tani, në daç të tërhiqet në daç jo Berisha nga kjo (as)gjëja Luli nuk fiton zgjedhje. Askush, ose që të jemi fair, pakkush mund ti shkojë pas më Lulit. As bashkinë e Kamzës nuk e fiton dot më…
Ky është fakti!
Ky duhet të jetë edhe halli i PD, jo Berisha!
Kush e sheh të keqen tek Berisha, që ska asgjë në dorë përveç fjalës, i shërben Ramës.
Nuk di llogjikë tjetër.” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post