Pas përfundimit të kësaj mbledhje, burime nga Selia blu bëjnë me dije se kryetari Basha mblodhi edhe grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Në këtë mbledhje, Basha u dha udhëzime deputetëve demokratë që në veçanti tu gjenden pranë familjeve dhe bizneseve që kanë vuajtut pasojat e përmbytjeve të ditëve të fundit. Po ashtu mësohet se Basha kërkoi nga deputetët që po kështu aktivitetin parlamentar të javës ta ndërthurin me aktivitetin përgatitor në strukturat e Partisë në lidhje me përgatitjet për Kuvendin Kombëtar të thirrrur nga Kryesia e Partisë Demokratike këtë të shtunë, në datë 18 dhjetor.
Basha e përcaktoi 18 dhjetorin si një ditë vendimtare për të ardhmen e PD, në të cilën nuk do t’u flasë vetëm demokratëve, por gjithë shqiptarëve, e që do të projektojë modelin e ri të fundkionimit dhe të akitivitetit politik të Partisë Demokratike.
Sipas kreut të PD-së, në Kuvendin e 18 dhjetorit do të merren vendime të rëndësishme të cilat do ta shndrrojnë Partinë Demokratike në një forcë politike moderne, për t’u dhënë shqiptarëve një model qeverisës të shkëputur nga e kaluara dhe për të sjellë ndryshimin që meritojnë të gjithë.
Diskutime rreth kësaj post