Ish-sekretari i PD-së Arben Ristani ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit ku demokratët e udhëhequr nga Basha humbën përballë Ramës.
Ai tha se kërkesa ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të dhënë dorëheqjen nuk është një debat që ka nisur sot.
Arben Ristani gjithashtu theksoi se pas humbjes lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen pa kthim.
“E gjithë ecuria që nga ligji për ndarjen territoriale ku Basha vendoi të mos merrte pjesë shkaktoi disporpocion të palëve në raport me zgjedhjet. Kjo është e ditur dhe jo rastësisht kemi këto rezultate. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe pas humbjes së 2017. Unë personalisht kam kërkuar një reflektim për vendin që solli edhe ndryshimin e Kodit Elektoral”, tha ai.
I pyetur se kush në vend të Bashës do të thyente një mazhorancë si kjo, Ristani u shpreh:
‘Basha vendosi të bënte një fushatë pozitive duke menduar se më të gjitha gjërat që kishte bërë Rama, ky do të fitonte. Unë besoj që kriteri i të vërtetës është praktika dhe ajo që ndodh në praktikë është humbja. Dhe humbja në 2015 zgjedhjet lokale, në 2017 në zgjedhjet e përgjithshme, janë vendime personale jo të sktrukturës së partisë me përjashtim të djegies së mandateve. Unë mendoj që është koha të hapet rruga. Sot është shpejt për të folur për data. Ajo që pritet është që kryetari të reflektojë e të hapë rrugën. Unë besoj që në këto kushte pas disa humbjesh rresht është momenti për një dorëheqje pa kthim. PD ka edhe një precedent të qenësishëm të kësaj natyra ku zoti Berisha dha dorëheqjen pa kthim’, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post