Pas përfundimit të numërimit të votave për partitë, prej mbrëmjes së të martës ka nisur numërimi i votave preferenciale për kandidatët.
Deri në orën, 16:00, në qarkun e Tiranës, i cili ka edhe më shumë mundësi që kandidatët të kalojnë herësin, në radhët e PD në kryeqytet, listën e kryeson Lulzim Basha me 2259 vota, vetëm 6 më shumë se Belind Këlliçi që renditet i dyti.
Te LSI, lista kryesohet nga Përparim Spahiu me 544 vota, e dyta renditet Floida Kërpaçi me 427 vota, ndërsa e treta renditet kryetarja e kësaj partie Monika Kryemadhi me 276 vota. Megjithatë, Kryemadhi nuk e rrezikon mandatin, duke qenë se dy kandidatët që aktualisht janë të parët e kanë të vështirë të arrijnë herësin prej 13900 votash.
Diskutime rreth kësaj post