• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kush është kandidati i pestë për Bashkinë e Tiranës? Zbardhet emri i njohur

28 February, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
56
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Arlind Qori ka shpallur kandidaturën për Bashkinë e Tiranës.Me anë të një njoftimi në rrjete sociale, në emër të organizatës “Lëvizja BASHKË”, thuhet se pasi të sigurojnë njohjen dhe regjistrimin e partisë nga gjykata dhe KQZ-ja, do të bëjnë publike edhe listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Qori është kandidati i pestë i shpallur deri në këto momente për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, pas Belind Këlliçit, Arian Galdinit, Lajla Përnaskës dhe Erion Veliajt.

Njoftimi:

“Mbrëmë, mes qindra anëtarëve dhe mbështetësve, Lëvizja BASHKË shpalli publikisht pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet lokale, përkatësisht në Bashkinë e Tiranës.

Pavarësisht se paligjshmëritë e një gjykatësi të komanduar politikisht synojnë të na pengojnë, ne kemi vullnetin dhe të gjitha mundësitë që të kandidojmë në zgjedhjet lokale, duke mos lënë asnjë instancë ligjore pa u apeluar dhe duke ushtruar të gjithë presionin qytetar e kushtetues për t’i shtrënguar institucionet që të zbatojnë ligjet e vendit.

Në takimin e djeshëm, përpara se dhjetëra qytetarë të merrnin fjalën dhe të jepnin sugjerimet e tyre, Lëvizja BASHKË paraqiti shtyllat e programit të saj për kthimin e Tiranës në një qytet të jetueshëm. Po ashtu shpalosëm strategjinë tonë të shndërrimit të përpjekjes për Tiranën edhe në një model politik që nesër do të rrëzojë sistemin e kalbur politiko-ekonomik në fuqi dhe do t’i ndërrojë faqen vendit.

Kandidati i Lëvizjes BASHKË për kryetar të Bashkisë së Tiranës do të jetë Arlind Qori, me profesion pedagog i shkencës politike, aktivist prej 12 vjetësh dhe prej dhjetorit të vitit të shkuar edhe bartës i përgjegjësisë së kryetarit të Lëvizjes BASHKË.

Pasi të sigurojmë njohjen dhe regjistrimin e partisë nga gjykata dhe KQZ, do të bëjmë publike edhe listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Që sot paradite ne jemi në rrugën përballë Bibliotekës Kombëtare për të mbledhur nënshkrimet e qytetarëve që do të na mundësojnë realisht pjesëmarrjen në zgjedhje. Në ditët në vijim do të mund të na gjeni edhe nëpër lagje dhe pika të tjera takimi brenda qytetit.

E vetmja fuqi që kemi është mbështetja dhe solidariteti i qytetarëve.

BASHKË PËR TIRANËN!”-tha ai.

Paraardhëse

Nisma Thurje regjistrohet e vetme në zgjedhjet vendore

Pasardhëse

Radhë të gjata për patenta, vetëm në Vlorë numërohen 100 vizita në ditë

Pasardhëse

Radhë të gjata për patenta, vetëm në Vlorë numërohen 100 vizita në ditë

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.