• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Kush e zbythi Bashën?

2 May, 2017
në Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Kush po e vë Bashën me shpatulla për muri?”.

Kështu shkruan Lapsi.al, një portal kritik me mazhorancën dhe dashamirëse me Bashën.

Sipas portalit të drejtuar nga Bushati dhe Shkullaku, të cilët kanë qenë radikalë në qendrimet e tyre, se Basha nuk duhet të hyjë në zgjedhje, tani kreut të PD-së i kanë mbetur dy rrugë: Ose të mos pranojë zgjedhje me Ramën kryeministër, ose të japë dorëheqjen.

Ja çfarë shkruhet në faqen e Bushatit dhe Shkullakut:

“Lulzim Basha ka kryer sot dy kthesa të papritura. E para ai ka pranuar propozimin e presidentit Nishani për një takim me Ramën. E dyta ai ka pranuar një viideo konferencë të grupit të tij parlamentar, që nuk e mblidhte prej javësh ku presidenti i PPE pritet ti flaës deputetëve për mosbojkotiomin e zgjedhjeve.

Pra po ti shohësh këto dy hapa duket sikur ka një ndryshim radikal qëndrimesh.

Basha për javë e javë me radhë e ka mohuar një takim fasadë me Ramën. Ai ka vënë një kusht të panegociueshëm: Krijimin e qeverisë teknike dhe hapjen e tryezës pas saj. Nëse e ndryshon këtë kusht do të thotë se dicka e ka detyruar të tërhiqet. Edhe fakti se pas një rrezitence të gjatë (edhe për propozimet e Mc Alister ai nuk u konsultua me grupin parlamentar) ai po pranon ti mbledhë deputetët për të diskutuar futjen në zgjedhje, është një tërheqje e dytë.

Të dyja këto tërheqje do të kishi vlerë vetëm nëse Basha ka vendosur të hyjë në zgjedhje duke ulur ndjeshëm pretendimet e tij.

Tre janë faktorët që mund ta kenë shtyrë Bashën të zbythet.

I pari Sali Berisha që ka pretenduar që në fillim se është kundër bojkotit Berisha preferon më shumë pushtetin e të qenit opozitar sesa mungesën totale të pushtetit.

Në plan të dytë vijnë ndërkombëtarët të cilët kanë dërguar deri mesazhe kërcënuese në drejtim të kreut të PD-së.

Në plan të tretë janë aleatët dhe disa zëra disidentë brenda PD, që duket sikur do për opozitën.

Por, që të tre këta faktorë, Basha i dinte që në fillim, pra që kur mori vendim se s’ka zgjedhje me Ramën kryeministër, dhe ai duhet ti bënte llogaritë me ta. Edhe historia e mëparshme, si ajo e bojkoteve të Berishës, si ajo e bojkotit të fundit të Ramës, ka treguar se këta faktorë bëhen bashkë, kundër kreut të opozitës.

Prandaj asnjë nga këto nuk mund të shërbejë sot si shfajësim për ta futur opozitën në zgjedhje pa kushtet e vëna paraprakisht. Po qe se Basha për hir të Berishës, për hir të stabilitetit të vendit, për hir të ndërkombëtarëve apo aleatëve, do të pranonte të përkulej, pra të pranonte zgjedhje ne korrik me Ramën kryeministër, ai edhe mund ta bënte këtë.

Por pas kësaj ai s’mund të qe më kryetari i një parie që e ngriu në cadër dhe nuk e la të përgatitej për fushatë. Nëse tërhiqet nga kërkesat e tij maksimaliste, Basha bashkë me “zgjidhjen e krizës” duhej të dorzonte edhe dorëheqjen. Për faktin e thjeshtë se ai dështoi në zgjedhjen e tij tejet personale që do të jetë padyshim një katastrofë elektorale për PD-në”.

Paraardhëse

Rama tërhiqet nga “18 Qershori”, Basha nga “Kryeministri teknik”

Pasardhëse

Gjykata vendos të bllokojë ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosë

Pasardhëse

Gjykata vendos të bllokojë ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.