• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Kush e përsërit historinë e zymtë si në Tiranë edhe në Prishtinë?

17 September, 2023
në Kryesore, Lajme, Opinion
0
47
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga; Frrok Çupi

 

Ka një mister të vërtetë, të cilit nuk po i vëmë dot emër…Në Kosovë po përsëritet e njëjta histori dështimi si në Shqipëri në vitet 1992- 1998.

Dje, kryetari i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, gjatë bisedimeve me Serbinë në Bruksel, vulosi ndoshta për herë të fundit, rënien e shtetit që përfaqëson.

Ai çoi ujë në vadën e një realiteti të ri politik e ndërshtetëror se ‘me Kosovën nuk merresh vesh…, Serbia vlen si aleat’.

Në Kosovë kishte plot njerëz që e duartrokitën ‘burrërinë e Kurtit’ që nuk lëshon pè para Amerikës dhe Europës.

Ashtu siç Kosova ka elitën e vet dhe qytetarinë inteligjente që kupton çfarë po ndodh, por që s’ka asgjë në dorë.

Politika maxhoritare e Kosovës nuk i ka lënë asnjë dritare qytetarisë së vet për të vendosur mbi fatet e shtetit më të ri në Europë.

Çfarë do të ndodhë pas kësaj?

Hamendja do të ishte e trishtë po aq sa realiteti, por do të ishte edhe e pathënshme.

Mjafton të shikohen vetëm ‘bathët’ që po korren deri tani në brazdat e qeverisë Kurti, të konfirmuara nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara:

Lajmi i fundit ishte i djeshmi, kur zëdhënësi i BE, Stano, njoftoi se punët e Kosovës mund të shkojnë edhe më keq; ndërsa ambasadori Hill i Shteteve të Bashkuara ‘shpalli’ Serbinë si aleate që i bën detyrat ndaj vetes dhe ndaj aleatëve .

Deri tani janë shpallur disa sanksione të Europës mbi shtetin e Kosovës.

Është njësoj si shteti më i ri të ishte një fëmijë, ku ‘prindi’ të detyrohet ta vendosë në masa ‘spartane’ jetese.

Mund të ndodhë, siç deklaroi Franca, që edhe plani i liberalizimit të vizave, të anulohet.

Reagimi ndaj këtij oguri të zi ka nisur me rropamë politike në kreun e shtetit të Kosovës, gjë që nuk lë vend për shpresë.

Çfarë do të ndodhë më tej me Kosovën nën qeverisjen Kurti

Njëzet e ca vjet me radhë, shqiptarët e shtetit të vjetër Shqipëri, janë zgjuar e fjetur, duke rënkuar se ‘çfarë do të bëhet me këtë vend?’.

Dëshpërimi pa përgjigje nisi që në vitin 1992.

Ndodhën të njëjtat gjëra siç po ndodhin në Prishtinë:

Qeveria e këtushme e dalë nga një përsëritje e diktaturës, që në revolucionin e vitit 1991, kishte nisur minimin e pasurisë kombëtare.

Ky popull që u drobit në punë për 40 e ca vjet, kishte ndërtuar diçka, jo vetëm diçka- por shumë, edhe pse i varfër. Berisha, në krye të shtetit- njësoj si Kurti sot, i vuri kazmën dhe zjarrin.

Nisën vrasjet dhe dhuna mbi qytetarët.

Shteti theu embargon e Kombeve të Bashkuara mbi ‘hitlerizmin’ në Serbi.

Katër vjet me radhë Shqipëria, përkundër botës demokratike, i hapi rrugë furnizimeve me energji dhe me armë për makinën që po vriste Ballkanin.

Europa e quajti ‘qeveri gangstere’.

Shtetet e Bashkuara u ndëshkuan me shpifjen se ‘po na nxit luftën civile’.

Të dërguarit e lartë të Amerikës nuk u pranuan në zyrat e shtetit të Berishës.

Askush nuk dinte cili ishte drejtimi që po merrte shteti shqiptar, njësoj si sot Kosova.

Fitimet e popullsisë shqiptare u mbyllën në skema piramidale dhe u zhdukën.

Berisha, as Meksi, nuk dhanë dorëheqjen.

Shteti shpalli armik Perëndimin, deri ditën kur ata u detyruan të dërgojnë 7000 forca ushtarake për ruajtjen e paqes mes shqiptarëve.

Nisi lufta civile…

Ku po shkonte shteti?As këndej, as andej. Berisha nuk tregonte për lidhjet që krijoji me forcat anti- perëndimore të Botës, sidomos me shtetet ku kultivohej terrorizmi Islamik.

Kreu i terrorizmit, Bin Laden, hynte e dilte sa fshehurazi edhe haptazi…

E njëjta pyetje po bëhet sot në Kosovë: Në cilin drejtim po shkon shteti, përderisa i ka kthyer shqelmat Perëndimit.

Analistët nuk e pranojnë se qeveria po lëpihet andej nga janë kundërshtarët e shtetit të Ksoovës, por kjo duhet qartë.

… Po përsëritet e njëjta gjë si në Tiranë (1992- 98), në Kosovë sot.

Njeriu, para se të bëjë pyetjen e fundit se ‘cili është emri?’, pyet për kurbën që po shikojmë:

U ngrit shteti i Kosovës nga asgjëja dhe kjo ‘shpërtheu’ si një fitore e diplomacisë së Perëndimit.

Tani kurba po ulet atje ku ishte.

U ngrit konsiderata për shqiptarët e Shqipërisë të dhunuar në diktaturë?

Vetë Amerika dhe Europa u instaluan në këtë vend; dhe e ngritën në stad të ri.

U krye hapja.

U krye pjesëmarrja në KE e në OSBE.

U krye ‘vizatimi’ për një Shqipëri ‘në radhë me shoqet’. Kurrë më parë nuk kishte ndodhur.

Mirëpo aty u krye edhe goditja e frikshme që i dha shtetit Sali Berisha me të tijtë.

Sali Berisha e kaloi disa herë të keqen që i ndodhi vendit në diktaturë.

… Atëherë vjen pyetja e fillimit: ‘Ka një mister të vërtetë, pse njësoj si në Tiranë dje, edhe në Prishtinë sot?’.

Ja ku jemi, disa njerëz të guximshëm munden me thanë se ‘kjo është një dorë e tmerrshme’ që e kthen në greminë fatin e shqiptarëve në të dy shtetet.

Paraardhëse

82-vjeçari vret me shkop druri bashkëshorten në Përmet

Pasardhëse

Pagat e Kushtetueses peng në Kuvend, vota e opozitës e ndarë, Tabaku i bashkohet votës kundër: Rritja e pagave nga qeveria cënon pavarësinë e gjykatës

Pasardhëse

Pagat e Kushtetueses peng në Kuvend, vota e opozitës e ndarë, Tabaku i bashkohet votës kundër: Rritja e pagave nga qeveria cënon pavarësinë e gjykatës

Diskutime rreth kësaj post



KÜLTÜR VE TURİZM BAKANLIĞI İLE MEZOPOTAMYA SİNEMACILAR KÜLTÜR TANITIM DERNEĞİNCE MARDİN ARTUKLU ÜNİVERSİTESİ KONFERANS SALONU'NDA DÜZENLENEN FESTİVALİN SUNUCULUĞUNU ESKİ MANKEN, OYUNCU VE ŞARKICI TUĞBA ÖZAY YAPTI. (ÇİÇEK DENİZ/MARDİN-İHA)
Kulturë

Në Mardin të Turqisë nis edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Mardin Film Festivali Telkari Odulleri”

Nga lajme5
20 October, 2026
0

Në qytetin e Mardinit ka nisur edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Telkari Odulleri”, i organizuar në kuadër...

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

3 October, 2026

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.