Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti teksa akuzoi kryeministrin Rama se ndryshimet në Kodin Zgjedhor po i bën vetëm, u shpreh i bindur për emisionin ‘Ditari’ se duke bojkotuar mbledhjen, opozita parlamentare po i jep masazh qeverisë se nuk do të jetë pjesë e kësaj farse.
“Nuk ka as PD-LSI dhe as opozitën parlamentare. Duke bojkotuar, ne po japim mesazhet që ne nuk jemi pjesë e kësaj farse dhe Edi Rama është i vetëm. Ai ka pretenduar më parë gjatë ndryshimeve kushtetuese se ka 74 vota në Parlament. PS-ja sot mund t’i kalojë e vetme ose me deputetë të blerë të opozitës këto ndryshime në Kodin Zgjedhor, por unë personalisht kam detyrën që të tregoj se jam për listat e hapura. Pastaj, kush deputet voton për të mbajtur listat e mbyllura me Edi Ramën, do të tregojë se ose ka qenë gjatë gjithë kohës i blerë, ose është blerë tani”, – u shpreh Përmeti.
Deputeti i Bindjes Demokratike nënvizoi se është “pro çdo drafti që propozon dhe mbështet listat e hapura, pavarësisht se drafti i kujt është”.
“Shpresoj që presioni i të gjithëve së bashku shpresoj që ta çojë në reflektim”, – tha Përmeti.
Diskutime rreth kësaj post