Kryesia e Partisë Demokratike miratoi udhëzimin përmes të cilit do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve për deputetë. Kjo është hera e parë që një parti politike në Shqipëri ndërmerr një hap të tillë, që kandidatët për deputetë të zgjidhen nga anëtarësia dhe të mos vendosen nga kryetari.
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, iu përgjigj zërave kritikë, të cilat mendojnë se kjo partia ka nevojë për t’u hapur. Ai shtoi se PD-së ka qenë dhe është e hapur për këdo, por jo për ata që sipas tij kanë goditur me gurë në këtë parti, të cilën e cilëson si shtëpinë e tij.
“Mund të them të drejtën me këto forma që përdorin “jo të hapet Partia Demokratike” bëhet çështje diçka që nuk është çështje, sepse unë nuk di që Partia Demokratike të jetë mbyllur ndonjëherë, që kush ka dashur të angazhohet është penguar të angazhohet nga Partia Demokratike absolutisht të gjithë kanë qenë jo vetëm të mirëpritur, por edhe të ftuar që të vijnë në Partinë Demokratike. Këtu duhet të bëjmë ca dallime. Unë personalisht kam qenë kritik për këtë formë se si paraqitet kjo, sepse edhe njëherë e përsëris: Nuk ka qenë ndonjëherë e mbyllur dera, por nuk mundet që dikush të pretendojë se mbasiështë larguar, ka ikur, ka gjuajtur edhe me gurë ndaj shtëpisë, se Partia Demokratike është shtëpia jonë.Kur duhen të na hapet dera, themi na hapni derën e shtëpisë, ndërkohë i kemi gjuajtur me gurë asaj shtëpie dikur dhe pastaj vijnë prapë tek dera, që është e hapur dhe prapë bërtasin: hapni derën! Kjo është joserioze.
Kush do të afrohet në Partinë Demokratike, aq më tepër në bazë të këtij procesi që po fillojmë, gjithsecili, për të cilin unë nuk do isha dakord, të jem i sinqertë, sepse jam nga ata që besoj se në politikë, njerëzit, shkallët e karrierës duhet t’i ngjisin njëra pas tjetrës dhe besimin ta krijojnë pak nga pak. Megjithatë, në politikën tonë katapultimet janë bërë modë dhe unë jam kundër kësaj. Ata që mendojnë se hapja e derës PD do të thotë se ti të vish nga rruga dhe të katapultohesh në majë menjëherë nuk e shoh si gjë serioze. Nga ana tjetër, që në sot e filluam këtë proces i jep mundësinë sot kujtdo, që ka dëshirë që pranon rrugën që po ndjek kjo parti, e ka mundësinë më shumë se kurrë të bashkëpunojnë me Partinë Demokratike.
Kur flas me gjuajte me gurë, flas për gjuajtje me gjyle në fakt për njerëz që në fakt e kam dëmtuar PD dhe kanë pasur për qëllim dëmtimin e PD, jo korrigjimin. Për ata që janë qartazi sot në shërbim të kundërshtarëve të PD, Për këta falas, jo për ata që kritikojnë se kritika është gjëja më normale”, tha Paloka.
Diskutime rreth kësaj post