Gazetari Arjan Çani ka analizuar mbrëmjen e djeshëm situatën politike në vend dhe ndër të tjera ka parashikuar se kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Sipas Çanit Rama është padyshim fitues i mandatit të tretë, madje është duke projektuar edhe mandatin e katërt.
Pavarësisht kësaj, Çani shprehet se pas Ramës, Basha do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë.
Pjesë nga biseda:
-Çfarë është Basha?
Arjan Çani: Basha është kryeministër i ardhshëm. Nuk e di se kur por ai do të jetë sepse i ka cilësitë për të qenë i tillë. Është një njeri që nuk i beson dot kollaj dhe për këtë do të bëhet kryeministër. Kur ai të thotë diçka ti nuk e beson dhe këtë e ka favor.
-A do ja sigurojnë një mandat të tretë Ramës?
Arjan Çani: Edhe. Jo vetëm ato (zgjedhjet 25 prillit) . Ato (Batutat) e ndihmojnë. Unë them që ai po luan një mandat katërt.
– Prandaj e thatë që Basha do bëhet kryeministër por pas shumë kohësh?
Arjan Çani: Jam i bindur që Basha do të bëhet por jo për faj të tij por për shkak të inxhinierisë së votave që Rama ka ditur të prodhojë.
– A do ta presë PD Bashën dhe dy mandate të tjera?
Arjan Çani: Nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm nëse del ndonjë gjeni që unë deri tani nuk e shoh. Sikur të bëheshin zgjedhjet e ndershme në Shqipëri e sigurtë që Basha do të fitonte por këtu nuk bëhen zgjedhje të lira. Këtu bëhen zgjedhje inxhinierike. Ka një deformim, cënim, shumë të bukur të rafinuar, që herë pas here lë dhe gjurmë si në zgjedhjet e kaluara.
Diskutime rreth kësaj post