Gazetari Roland Qafoku thotë se në shtator, do të vijë në Tiranë ambasadori i ri amerikan, i cili do të zëvendësojë Yuri Kim.
Në një intervistë për Euronews Albania, Qafoku u shpreh se në qershor, në Komisionin e Jashtëm në Senat do paraqitet emri i David Kostelançik.
“Ambasadorët amerikanë kanë qenë prezent në të gjitha evenimentet, festat dhe nuk është e rrallë. Edhe zonja Kim, në kohën që i ka mbaruar mandati, por vazhdon puinën e saj në ambasadën amerikane, ajo ka qenë aktive dhe e kujdesshme për të qenë në festat fetare dhe zyrtare. Është normale.
Lajmi është që në qershor, sipas informacioneve që kam, në Komisionin e Jashtëm në Senat do paraqitet emri i David Kostelançik. Ai do miratohet dhe në shtator filon punë. Në shtator ambasadori i ri do jetë në Tiranë”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post