Heqja e tarifës së Rrugës së Kombit është një nga temat për të cilat është diskutuar mes kryeministrit të ardhshëm të Kosovës Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë mbrëmjen e 25 tetorit 2019.
Në një intervistë për mediat, kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti zbardhi detaje nga biseda me kryeministrin Edi Rama.
Ora News: Po sa i përket ekonomisë, do të doja të ndalesha tek teza juaj për një treg të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Ju keni qenë edhe kundërshtar i traut. A ishte pjesë e bisedës, çështja e traut, me kryeministrin Edi Rama?
Albin Kurti: Ne kemi hapur çështjen e bashkëpunimit ekonomik dhe liberalizimit të tregut, dhe heqjen e barrierave tregtare.
Dhe unë kam shprehur qëndrimin tonë se ndërkohë që e kemi një kufi të padrejtë administrativ, ta kemi dhe një pengesë shtesë për të cilën duhet të paguash.
Është shumë e rëndë për qytetarin shqiptar, prandaj unë angazhohem për një zgjidhje alternative të kësaj. E kemi hapur si temë, por edhe kjo është një temë që nuk e kemi mbyllur.
Diskutime rreth kësaj post