• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Mos i mbyllni sytë para regjimit në Serbi

25 September, 2021
në Kosovë
0
29
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka fajësuar Serbinë se po i përkrah grupet kriminale në veri të Kosovës, teksa ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të mos i mbyllë sytë para nxitjes që po bën regjimi autokrat në Serbi.

Duke komentuar sulmet e orëve të para të së shtunës në Zubin Potok dhe Zveçan, Kurti ka lavdëruar Policinë e Kosovës dhe komunitetet pa dallim etnie për durimin e treguar karshi provokimeve të vazhdueshme.

“Është për të ardhur keq që grupe kriminale në veri të Ibrit, gjithnjë të ditura dhe të mbështetura nga Serbia, vazhdojnë ta kundërshtojnë sundimin e ligjit, rendin dhe sigurinë publike duke sulmuar institucionet e shtetit të Kosovës. Policia e Kosovës në vazhdimësi është dëshmuar për profesionalizmin dhe korrektësinë e saj, edhe qytetarët pa dallim etnie atje janë dëshmuar për qetësinë dhe durimin e tyre. Andaj, unë iu bëj thirrje të gjithë atyre që të vazhdojnë kësisoj”, – ka thënë ai nga Shkupi, ku po merr pjesë në Forumin Socio-ekologjik.

Ai ka kërkuar reagimin e bashkësisë ndërkombëtare.

“Bashkësia ndërkombëtare të mos i mbyllë sytë para nxitjes që bën regjimi autokrat në Serbi ndaj qytetarëve të caktuar të Kosovës që ta kundërshtojnë dhe luftojnë shtetin tonë. Pikat kufitare 1 dhe 31 janë me policë kufitarë, ndërkaq Njësia Speciale atje është për t’i mbrojtur ato”, – ka thënë Kurti, raporton KosovaPress.

Kurti ka arsyetuar praninë e Njësisë Speciale në veri, duke thënë se sulmet në Zubin Potok dhe Zveçan janë dëshmi se çka do të ndodhte në pikat kufitare 1 dh 31 po të mos ishte Policia e Kosovës.

“Zjarrvëniet e qëllimshme që kanë ndodhur pak pas mesnate janë dëshmi se çka do t’iu ndodhte pikave kufitare 1 dhe 31 nëse aty nuk do të ishin pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Bllokimi i rrugëve nuk po ndodh nga policia jonë, as qarkullimi i lirë i lëvizjes nuk pengohet nga policia jonë, përkundrazi”, – ka shtuar ai.

Paraardhëse

Largimi i Angela Merkelit, humbje e madhe për Erdogan

Pasardhëse

Merkel i jep mbështetjen e fundit pasuesit të saj para zgjedhjeve

Pasardhëse

Merkel i jep mbështetjen e fundit pasuesit të saj para zgjedhjeve

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.