• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Kurti dhe Vuçiç pranojnë ftesën e Borrellit, ja kur do të jetë takimi për bisedimet në Bruksel

4 August, 2022
në Kosovë, Kryesore
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqç, kanë pranuar ftesën e Bashkimit Evropian që më 18 gusht të zhvillojnë rundin e ri të bisedimeve, konfirmoi për mediat zëdhënësi i bllokut, Peter Stano.

“Mund të konfirmoj se pasi përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, ftoi të dy palët në Bruksel, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç kanë pranuar ftesën e tij. Ata do të mirëpriten në Bruksel më 18 gusht nga Borrell dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak, për të diskutuar për rrugën përpara në dialogun Prishtinë-Beograd”, tha Stano.

Ai shtoi se më vonë do të japin detaje të tjera për agjendën e takimit të 18 gushtit.

Më 1 gusht, Borrell kishte njoftuar për ftesën për vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Kjo ftesë erdhi në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, pasi serbët lokalë vendosën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kishin të bënin me dokumentet dhe targat serbe.

Barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit dhe Qeveria e Kosovës u zotua se do të shtyjë për një muaj zbatimin e këtyre dy vendimeve.

Në ftesën e Borrellit u tha se në takim do të bisedohej për të gjitha çështjet e hapura mes dy shteteve.

Takimi i 18 gushtit do të jetë i treti midis Kurtit dhe Vuçiçit. Ata në kuadër të dialogut janë takuar dy herë gjatë vitit të kaluar, por dy takimet nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat konkret.

Një takim mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë ishte paraparë të mbahej më 19 korrik, por sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, takimi u shty me kërkesën e Vuçiçit.

“Ne jemi për dialog të përgatitur mirë, parimor, të balancuar drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përqendruar në njohjen reciproke. Gatishmëria nga ana jonë ekziston”, ka deklaruar Kurti gjatë një konference për media në Prishtinë më 1 gusht.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, një ditë më pas konfirmoi se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për dialog, por shtoi se nuk pret asgjë nga ky takim.

“Gjithçka është konsumuar dhe ju më nuk e dini se çfarë mund të bëni. Unë do të shkoj, por nuk pres asgjë. Kushdo që mendon se me [kryeministrin e Kosovës, Albin] Kurti ka gjasa të ruhet paqja, e ka shumë gabim”, tha Vuçiç.

Dialogu në Bruksel ka nisur më 2011. Ky proces ka për qëllim normalizimin e plotë të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Kosova insiston se një marrëveshje finale do të duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, ndërkaq Serbia argumenton se dëshiron një zgjidhje kompromisi.

Paraardhëse

“Në Kuvendin tonë shërbejnë të mbijetuarit e masakrave”, Osmani: Parlamenti serb zgjodhi nënkryetar komandantin që masakroi mijëra kosovarë

Pasardhëse

Partia e presidentit dorëzoi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, Abazoviç: Ata që filluar procedurën nuk do të mbijetojnë politikisht

Pasardhëse

Partia e presidentit dorëzoi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, Abazoviç: Ata që filluar procedurën nuk do të mbijetojnë politikisht

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Tërmet” ne Big Brother, rikthehen Kiara, Efi, Bledi dhe Ronaldo

Nga lajme4
1 April, 2023
0

Kiara, Efi, Bledi dhe Ronaldo, janë 4 ish-banorë që futen sot sërish në BBV për të nisur edhe njëherë këtë...

Përballë Keisit dhe Qetsorit, Antoneta lë shtëpinë e Big Brother

1 April, 2023

“Nuk është gënjeshtër”, në Big Brother VIP Albania do të rikthehen 4 banorë

1 April, 2023

Oltës nuk i del inati me Luizin edhe jashtë shtëpisë së “BBVA”: Ja lashë vetë fitoren, do ta “përndjek”

1 April, 2023

“Më ka harruar”, takimi i Oltës me djalin thyen zemrat e shqiptarëve

1 April, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.