Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndër të tjera tha për Neës24 se po diskutohet me ekspertët mundësia e zgjerimit të lëvizjes dhe aktivitetit.
Ndërsa për transportit urban, Manastirliu u shpreh se është me risk shumë të lartë, por po hartohen protokolle me ekspertë për të pasur një vlerësim se kur mund të kemi hapje të tij.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Pse jemi më të rrezikuar pas këtij orari?
Manastirliu: Fasha orare është propozuar nga ekspertët për të minimizuar kontaktet, por po diskutohet që të zgjerohet. Pasi të kemi vlerësimin dy javor, atëherë do të kemi mundësinë edhe për të zgjeruar fashën orare të lëvizjes së qytetarëve dhe aktivitete të tjera.
Pyetje: Kur do të hapet transporti urban?
Manastirliu: Është shqetësim edhe për ne, pasi transporti urban është me risk më të lartë. Po hartojmë protokolle me ekspertë dhe shumë shpejt do të kemi një vlerësim dhe për hapjen e transportit urban në vend.
Diskutime rreth kësaj post