Përflitet se Italia del nga karantina e pafund për shkak të pandemisë nga Covid-19 në muajin maj. Kryeministri Giuseppe Conte është shprehur se “Nëse Italia në situatën pandemike është në pikën e kthesës, këtë do ta thonë dy ose tre ditët e ardhshme, por për herë të parë numrat e epidemisë janë zvogëluar qartë dhe pa ekuivoke.
Nga llogaritjet statistikore e të publikuara nga Instituti për Ekonomi dhe Financa Einaudi, bazuar në shifrat e dhënat çdo ditë nga Mbrojtja Civile, thuhet se në periudhën midis 5 dhe 15 maj mund të shohim zerim të rasteve të koronavirusit në Itali.
Për autoritetet e shëndetësisë, kthimi në normalitet do të jetë gradual, se po shkohet në drejtimin e duhur dhe se nuk duhet të ndryshohet strategjia.
Sipas Këshillit të Lartë të Shëndetësisë, procesi i rikthimit në normalitet nuk do të jetë nga asgjëja në gjithçka, por do të jetë gradual dhe se qëllimi është që të parandalohen shpërthime të mëtejshme të epidemive në rajone te tjera të vendit.
Diskutime rreth kësaj post