Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është shprehur se maskat në ambientet e mbyllura duhet të jetë e detyrueshme, por ajo që ai e sheh pa kuptim është mbajtja e dorezave nga ana e kamarierëve.
“Maska në ambiente të mbyllura është e detyrueshme. Është diskutuar disa herë janë përgatitur protokollet për këtë. Maskat në ambientet e brendshme të bizneseve janë të detyruara.
Nuk ka sens që në një bar një kamarier të mbajë dorashka është burim infeksioni. Është më higjienike të lahen duart herë pas here sesa të mbaheshin doreza”, tha Brataj.
Diskutime rreth kësaj post