Arta Cika është emri i shqiptares, e cila i ka bërë krenar të gjithë shqiptarët. E themi këtë, pasi Arta ka arritur të triumfojë më shumë të tjerëve në Britaninë e madhe dhe ka fituar çmimin “Tech Women”.
Ka qenë emocionues fakti që Arta Cika ia ka dedikuar fitoren e saj dedikohet Shqipërisë dhe shqiptarëve që po përjetojnë ditë të vështira për shkak të tërmetit.
Ajo është me orgjinë nga Kukësi dhe është studente PHD e Shkencave Inxhinierike në Universitetin e Oksfordit.
Mes të tjerash ajo ka përmendur se supet e maleve dhe supet e shqiptarëve nuk jam kurusur kurrë dhe se jemi të gjithë shqiptarët bashkë anëmbanë botës.
Ajo ka thënë:
“Në fund, do doja t’ia dedikoja këtë çmim vendit tim të dashur, Shqipërisë, ku linda u rrita e mora dijet e para dhe të gjithë njerëzve në veçanti atyre të prekur nga termeti. Sic thotë edhe shprehja: “Supet e maleve dhe supet e shqiptareve nuk janë kërrusur kurrë”. Vazhdoni të qëndroni të palëkundur. Jam pranë jush. Jemi të gjithë shqiptarët bashkë anëmbanë botës. Kjo na jep forcë e na bën krenarë. Faleminderit të gjithëve.”
Diskutime rreth kësaj post