Janë tërhequr protestuesit në Rrugën e Kombit, duke liruar rrugën.
Me tërheqjen e tyre është hapur rruga dhe tashmë automjetet mund të kalojnë në të dyja anët e rrugës.
Prej më shumë se 3 orë qarkullimi i automjeteve ka qenë i pamundur.
Vlen të theksohet se nga protesta e sotme janë krijuar radhë kilometrike makinash.
Fax News raporton se në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore, forcat zjarrfikëse por edhe ambulancat.
Diskutime rreth kësaj post