Deputeti Kujtim Gjuzi është përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Thuajse në cdo seancë plenare nuk kanë munguar replikat e tij me kryetarin e Kuvendit, ndërkohë që Gramoz Ruçi e ka paralajmëruar disa herë për përjashtim.
Pas këtij vendimi ai ka marrë pushimet. Nga plazhi ai tha se ka marrë kërcënime nga telefoni i Ramës
“Kam marrë kërcënime nga telefoni i zotit Rama. Po kërcënimet aq më bëjnë. Më ka thënë të tërheq zvarrë nga parlamenti, por unë jam 100 kilogramë burrë.
E kam denoncuar publikisht, i kam thënë nuk ke shanse që të më tërheqësh zvarrë. Kam shpresë që kryetari i Kuvendit, byroja parlamentare të shohin shkeljen e procedurave dhe ta bëjnë nuk vendimin,” u shpreh Gjuzi për emisionin Shqipëria Live.
Diskutime rreth kësaj post