Deputeti Kujtim Gjuzi i ka surprizuar të gjithë ditën e sotme, teksa nga foltorja e Kuvendit i ka bërë një dhuratë të papritur, të zgjedhurit të Tiranës, Ervin Bushatit. Gjuzi i ka dhuruar një flamur, i cili sipas tij është qëndisur nga familja e Kazazëve dhe Belishovës.
“Sot jemi në Tiranën 100 vjet. Prandaj do ju kërkoja nuk dua si parti konservatore, si deputet i këtij Kuvendi të shoh komisione që i mungon flamuri shqiptar. Nuk ka shanse më. Ka ardhur partia konservatore këtu 10 muaj më parë, e kam ruajtur flamurin e qëndisur nga familja e Kazaëve dhe Belishova e keni këtu. Ju zonja kryetare hajde merreni dhe vendosni në çdo institucion, komision. Nëse Kujtim Gjuzi nuk do ta shohë do i kërkojë kryeministrit ta shkarkojë drejtorin në çdo sekondë. Është qëndisur me dorë,” – tha ai.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post