Edhe pse infeksioni ka kaluar ne transmetim komunitar, epidemiologët thonë se koronavirusi ka krijuar 5 vatra të nxehta në Tiranë.
Krahas ish-Bllokut, zona Covid dhe me rrezik më të shtuar janë dhe “Komuna se Parisit”, “Kodra e Diellit”, zona e Astirit dhe Kamza. Përveç densitetit të shtuar në këto zona është vënë re frekuentim i lokaleve pa masa mbrojtëse, pjesëmarrje në festa dhe në ceremoni mortore.
“Nëpërmjet referimeve të mjekëve të familjes dhe 127-s, shikojnë që nga këtu vijnë referimet më të shpeshta dhe pas marrjes së tamponit rezulton se pozitiviteti është më i përqendruar aty. Janë persona në marrëdhënie pune, por jo vetëm pasi jemi ne transmetim komunitar. Patjetër që ndikon edhe densiteti i madh në këto zona”, – shprehen epidemiologët për median.
Diskutime rreth kësaj post